Murati akuzoi qeverisjet e kaluara për vjedhje, Rukiqi i LDK-së i thotë se po propagandon
Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka akuzuar qeveritë e kaluar për vjedhje të buxhetit.
Ai ka paraqitur një grafikon ku tregon për importin e deklaruar që ka hyrë në Kosovë nëpër vite dhe importin potencial se si do të dukej nëse “do të luftohej e ndalohej kontrabanda”.
“Në grafikonin më poshtë, me ngjyrë të kaltër është paraqitur importi i deklaruar që ka hyrë në Kosovë, nëpër vite. Ndërsa me ngjyrë të kuqe, është paraqitur importi potencial për vitet e qeverisjeve paraprake, pra si do të dukej nëse edhe në ato vite do të luftohej e ndalohej kontrabanda sikurse në tri vitet (2021-2023) e qeverisjes sonë. Kjo është bërë duke e llogaritur importin sa 61% e Bruto Produktit Vendor për vitet paraprake, aq sa është mesatarja e importit ndaj BPV-së për periudhën 2021-2023.”
Ai ka shtuar se diferenca mes importit të deklaruar dhe atij potencial e jep rezultat shifrën se sa mund të ketë qenë vlera e mallit të kontrabanduar.
Ndaj kësaj akuze reagim të menjëhershëm ka bërë Berat Rukiqi nga LDK.
Ai ka thënë se Murati po jeton në botën e dëshirave.
Sipas tij, Murati po propagandon.