Munsch: Ngjarja në Banjskë është çështje e organeve të rendit, jemi në dijeni të gjetjeve të tyre

Munsch: Ngjarja në Banjskë është çështje e organeve të rendit, jemi në dijeni të gjetjeve të tyre

Komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën dhe komandant i forcave të NATO-s në bazën e Napolit, admirali amerikan, Stuart B. Munsch ka folur për situatën e sigurisë në Kosovë ku ndër të tjerash ka përmendur edhe sulmin terrorist të Banjskës.

I pyetur nëse ka pasqyrë më të qartë se çfarë ka ndodhur atë ditë dhe për shtimin e forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën dhe nëse është i shqetësuar për incidente të tilla pas Banjskës ai tha:

“Ngjarja në Banjskë është çështje e organeve të rendit dhe hetimet për të po bëhen nga organet e rendit. Jemi në dijeni të gjetjeve të tyre, siç i kanë përcaktuar ata. Ndërkaq kur bëhet fjalë për shtimin e forcave në kufi ne vazhdojmë të mbajmë komunikim të afërt me të dy anët e kufirit, me autoritetet e forcave të armatosura. Ka transparencë, ka komunikim të qartë të qëllimeve. Ndërsa sa i përket grumbullimit të forcave ushtarake në këtë pikë, nuk përbën ndonjë shqetësim“, tha ai.

Tutje, i pyetur nëse pret tensione këtë vit apo në të ardhmen e afërt në Kosovë dhe në përgjithësi në rajon, ai deklaroi:

Ne jemi gjithmonë gati të përballojmë çdo sfidë që mund të dalë. Ndonjëherë vendosim forca shtesë që të jemi të përgatitur për çdo rrethanë që mund të sjellë dhunë. Një shembull i kësaj është ‘Forca e Reagimit Aleat’, që NATO-ja e krijoi verën e kaluar dhe bëri dislokimin e parë në rajon për të ruajtur stabilitetin”, u shpreh ai për Zërin e Amerikës.

Ai gjithashtu tha se nëse është e nevojshme shtimi i trupave dhe mjeteve ushtarake për KFOR-in, kanë mundësinë ta bëjnë këtë, porse për këtë vendosin “sipas rrethanave”.

Shpërndaje në: