Munishi: Tash po vini në fjalët e mia, me shekuj jam para jush me dijeni
Ismet Munishi ka qenë njëri prej trajnerëve më të zëshëm kosovarë që kanë kërkuar vazhdimisht që t’ju jepet hapësirë në Kombëtare të Kosovës lojtarëve të Superligës.
Këta të fundit janë injoruar vazhdimisht nga trajnerët e Kombëtares, por së fundmi selektorët kanë nisur të reflektojnë.
Selektori Primoz Gliha ua dha rastin mbrëmë në ndeshje me Izraelin disa lojtarëve të Superligës, mbi të gjitha pas disa mungesave të rëndësishme.
Dhe, Dellova, Krasniqi, Zyba e të tjerët e arsyetuan besimin e trajnerit slloven me paraqitje pozitive.
Munishi e ka bërë një postim në rrjetet sociale sot, duke ua kujtuar atyre që e kritikuan kur kërkonte që të ftoheshin lojtarët e Superligës.
Ai insiston se është me shekuj përpara me dijeni karshi atyre që e kritikuan dikur.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e trajnerit karizmatik kosovar.