Munishi s’ka çka flet pas ndeshjes me Drenicën: Çka me thënë, humb edhe në kësi raste
Skuadra e Prishtinës ka humbur ndeshjen ndaj Drenicës në udhëtim me rezultatin final në 2:1, në kuadër të xhiros së tetë në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndonëse kryeqytetasit shënuan të parët, Drenica i ndëshkoi ata krejtsisht në fund me përmbysje të rezultatit, shkruan Periskopi.
Gola për Drenicën realizuan, Gavazaj dhe Abazi, ndërsa për Prishtinën golin e vetëm e shënoi Gashi.
Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi i cili ishte i shokuar nga kjo humbje e sotme.
“Ça me thanë, le të jetë në ndërgjegjen e gjyqtarit. Sa i përket ndeshjes, fusha ka qenë më e rënduar. Në momentin kur ne pritej të shënonim për 2-0, pranuam golin e barazimit. Lojtarët u munduan, u angazhuan, duhet të jemi më syqel, pasi po na bie i gjithë mundi posht – ndeshja ishte e dominuar nga ne – por ky është futbolli mund të humbësh edhe në kësi duele”, tha Ismet Munishi për ‘Sport1’.