Munishi mburret me titullin imagjinar: Po iu shoh përmas

Munishi mburret me titullin imagjinar: Po iu shoh përmas

Gjilani ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme periudhën para pushimit dimëror në Superligën e Kosovës.

Gjilanasit mposhtën Ballkanin 1-0, duke zënë kështu pozitën e parë, por ende ka shumë për t’u luajtur deri në fund, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, pavarësisht kësaj, shumë medie e shpallën Gjilanin ‘kampion vjeshtor’, term i cili është thjesht imagjinar dhe nuk ka kurrfarë logjike e domethënie.

Kampioni kuptohet vetëm pas përfundimit të sezonit dhe shpallet ai që grumbullon më së shumti pikë brenda fushatës, jo ai që grumbullon më shumë pikë para pushimit dimëror.

Mirëpo, duket se ngazëllimi ka nxjerr më të mirën edhe nga vetë trajneri Ismet Munishi, i cili ka postuar një foto me titullin komik ”SC Gjilani është kampion vjeshtor” dhe me nënshkrimin ”po iu shoh përmas”.

Në rregull, Ismet, meqë thua ti…

Shpërndaje në: