Munishi: Gjermanët prodhojnë trajnerë, ne ‘i mbysim”
Ismet Munishi e ka shprehur brengën e tij për tretmanin që iu bëhet trajnerëve në Kosovë.
Analisti i emisionit “Favorit” në T7 mbrëmë e kapi temën e trajnerëve duke insistuar se në vendin tonë ata “mbyten” në vend se të përkrahen dhe të dalin kuadro të reja dhe trajnerë të mëdhenj.
“Kloppi është bërë se është gjerman ma së pari, nuk është shqiptar, është rrit në Gjermani. Gjermanët prodhojnë trajnera, na vrajmë trajnera. Ne i mbysim trajnerët”, deklaroi fillimisht Munishi.
“Shoqëria e jonë shqiptare, në vend se t’i prodhojë 15 trajnera deri tash, na i kena mbyt 15 trajnera. Ky ka punuar në Angli, në një vend të civilizuar”, vazhdoi Munishi.