Munishi flet pas fitores së thellë ndaj Drenicës, këto janë fjalët e tij

Munishi flet pas fitores së thellë ndaj Drenicës, këto janë fjalët e tij

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Gjilani e ka mposhtur bindshëm skuadrën e Drenicës.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 5 me 0. Një autogol i Shkëlzen Lushtakut i dha avantazhin skuadrës së Ismet Munishit, kurse Razak, Shkodra, Cale dhe Progni shënuan golat e tjerë.

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ishte shumë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.

“Ne vazhdimisht kemi luajtur ndeshje të mira, sot gjithçka shkoi mirë për ne. Ne shënuam golat në kohë dhe performanca e lojtarëve ishte shumë e mirë. Do të luftojmë deri në ndeshjen e fundit, në çdo ndeshje do të shkojmë për fitore”, tha Munishi.

Shpërndaje në: