Munishi ‘bombardohet’ nga klubet e Superligës: I ka tri oferta mbi tavolinë
Ismet Munishi vazhdon të jetë i papunë në futboll, pasi u largua nga posti i trajnerit të Ballkanit në rrethana misterioze më herët këtë edicion.
Shkarkimi apo largimi i Munishit nga Ballkani i zuri në befasi të gjithë pasi, fundja, skuadra nga Suhareka po luante futbollin më të mirë në kampionat dhe gjithashtu ishte shumë afër kreut të tabelës, shkruan Periskopi.
Mirëpo, largimi i tij i hapi rrugë emërimit të Bledi Shkëmbit në këtë post, i cili tash ka një detyrë të vështirë përpara që ta mbajë primatin në tabelë deri në fund.
Sidoqoftë, edhe Munishi nuk është se do ta vuajë gjatë largimin nga Ballkani.
Kjo pasi Periskopi ka mësuar se Munishi tashmë ka opsione zgjedhje.
Burime të Redaksisë kanë mësuar se tri klube të Superligës atij tashmë i kanë bërë ofertë.
Nuk përjashtohet mundësia që ai menjëherë të angazhohet në një aventurë të re dhe jo të pres deri në përfundimin e këtij sezoni, ashtu siç kishte thënë më parë. /Periskopi.com/