Mungesat e deputetëve në Kuvend/ Lista Serbe e para, e dyta Vetëvendosje

Mungesat e deputetëve në Kuvend/ Lista Serbe e para, e dyta Vetëvendosje

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka shpalosur raportin e vlerësimit të performancës së Legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës.

Hulumtuesja e lartë në KDI, Violeta Haxhimolli, ka thënë se gjatë kësaj legjislature gjithmonë ka pasur kuorume në letra, por që kuorumet kanë munguar në praktikë.

Sipas saj, legjislatura e tetë është legjislatura që ka miratuar ligje më së shumti se çdo legjislaturë tjetër, ku u miratuan 282 ligje në total.

Ajo ka shtuar se kryeministri Kurti dhe ministrat, janë përgjigjur në 83 për qind të pyetjeve të deputeteve, ndërsa 17 për qind nuk u përgjigjen.

“Kryesia e Kuvendit ka mbajtur 93 mbledhje ku 124 mbledhje kanë qenë të planifikuara.  Janë mbajtur 263 seanca, viti 2022 ishte viti me më së shumti seanca. “Në mungesë të kuorumit” ishte fjalia që u përmend më së shumti nga kryetari i Kuvendit. 35 për qind e seancave janë lënë në vazhdimësi. Shumë deputet ishin të pranishme në fillim të seancës dhe e braktisen në mes seancën. Gjithmonë ka pasur kuorum në letër e as një herë në praktik.  Kishte edhe mungesa të shumta të deputeteve, ka deputet që në shumicën e rasteve nuk kanë ardhur fare në seanca. Deputet kanë bërë 5 mijë mungesa. Lista serbe është e para me mungesë me 32 për qind, e dyta është VV-ja me 27 për qind, PDK 16 për qind, LDK 14 për qind, AAK 5 për qind. Për nga sasia e ligjeve legjislatura e tetë ka miratuar ligje më së shumti se çdo legjislaturë tjetër, janë miratuar 282 ligje në total. Planin legjislativ u përmbush ne nivel 36 për qind, Kuvendi nuk e përmbushi as një here për katër vite planin legjislativ”, tha Haxhimolli.

Shpërndaje në: