“Mungesa paarsye ose refuzimi nuk e përjashton burgun” – Çka e pret Kurtin nëse nuk i përgjigjet thirrjes së Prokurorisë për skandalin me rezervat shtetërore?
Kryeministri Albin Kurti, nuk është paraqitur për intervistim në Prokurorinë Speciale, ku ka qenë i ftuar të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit në një rast penal.
Ai për Periskopin ka thënë se për cdo ftesë, ligji e parasheh që Kurti të gjobitet prej 250 euro.
“Siç kemi pare publikisht, ftesa dërguar Kryeministrit Kurti nga Prokuroria Speciale që të dëgjohet në cilësi të dëshmitarit, ka qenë brenda afateve procedurale dhe si rregull Kryeministri sikur edhe cdo qytetar i këtij vendi, është dashur t’i përgjigjej. Cdo person i thirrur si dëshmitar detyrohet t’i përgjigjet thirrjes në të kundërten nëse nuk ka arsye të qëndrueshme dhe nuk i përgjigjet thirrjes, detyrohet të dëshmojë. Nëse Kryeministri Kurti nuk përgjigjet edhe në ftesën e dytë, pa dhënë ndonjë arsye të qëndrueshme, besojë që do trajtohet si edhe cdo qytetar tjetër i Republikës dhe në pajtim me kodin e procedures penale, fillimisht mund t’i shqiptohet një dënim me gjobë me 250€ për cdo herë të mosparaqitjes.
Por, nëse mospranimi i thirrjes së prokurorisë është paarsye të qëndrueshme ose refuzon të dëshmojë, atëherë sipas Kodit të Procedurës, Kurti mund të burgoset deri në një muaj.
“E nëse i njëjti vazhdon të mos paraqitet pa arsye dhe pas shqiptimit të gjobës ndaj tij, apo paraqitet por refuzon te dëshmojë, kodi i procedures penale në paragrafin 2 te nenit 132 e parasheh edhe mundësinë e burgosjes deri kur dëshmitari refuzon të dëshmojë apo dëshmimi i tij bëhet i panevojshëm, ose deri sa procedura të përfundojë, por jo më shumë se një (1) muaj. Nuk është rasti i parë kur dëshmitari nuk paraqitet dhe nuk i përgjigjet ftesës së prokurorisë dhe në praktik tek rastet kur mungesa arsyetohet, caktohet një datë tjetër për dëgjimin e dëshmitarit”, ka thënë Hoxha për Periskopin.
Bazuar në informacionet që Periskopi ka marrë, kryeministri Kurti është ftuar si dëshmitar në rastin për keqpërdorim të rezervës shtetërore.