Mungesa e vitaminës D, shkakton dhimbje barku

Mungesa e vitaminës D, shkakton dhimbje barku

Gjatë studimit, hulumtuesit shkencorë zbuluan se rreth 82% e pacientëve me sindromën e zorrës së irrituar (IBS) (një çrregullim që prek zorrën e trashë dhe karakterizohet nga dhimbja e stomakut, kapsllëk, diarre dhe fryrje në bark) kishin nivele të ulëta të vitaminës D. Sa më të ulëta të ishin këto nivele, aq më të shumta ishin simptomat që e përkeqësonin edhe më shumë shëndetin.

Shpjegimi i vetëm që mund të japim për efektet e kësaj lënde ushqyese tek zorrët është: brenda zorrëve ka receptorë të vitaminës D të cilët ndihmojnë në rregullimin e inflamacionit të zorrëve, prandaj nga mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktohen këto simptoma.

Vitamina D luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në prodhimin e serotoninës, prandaj njerëzit me sindromën e zorrës së irrituar janë zakonisht të stresuar.

Si mund ta merrni vitaminën D?

Vitaminën D mund të merrni nga ushqime të ndryshme, si peshku, veza, kërpudhat, produktet e qumështit (kos, qumësht, djathë) dhe drithërat.

Një burim i rëndësishëm i vitaminës D është gjithashtu dielli. Gjatë muajve të verës mund të merrni më shumë vitaminë D nga rrezet e diellit.

Merrni suplemente të vitaminës D, vetëm mos e teproni me to

Gjatë muajve të dimrit, meqë mungojnë rrezet e diellit dhe ushqimet e pasura me vitaminë D nuk i plotësojnë të gjitha nevojat, mund ta merrni këtë vitaminë me anë të suplementeve. Mund të merrni vitaminën D3 (cholecalciferol), por jo më shumë se 1,500 IU në ditë, shkruan Shëndeti, përcjellë Klan Kosova.

 

 

Shpërndaje në: