Mungesa e vitaminës D mund të dallohet nga nuhatja dhe shija
Vitamina që rrit fuqimisht sistemin mbrojtës të trupit tonë dhe që është bërë suplementi më i rëndësishëm gjatë pandemisë, është sigurisht vitamina D.
Gjatë pandemisë, tërhoqi shumë vëmendje për shkak të rolit të saj mbrojtës ndaj sëmundjeve të frymëmarrjes dhe ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në funksionet trupore.
Është konstatuar se mungesa e kësaj vitamine mund të shoqërohet me sëmundje kardiovaskulare, diabetin e tipit 2, disa lloje kanceri, por edhe një tablo më të rëndë klinike te personat me COVID.
Simptomat kryesore të mungesës së vitaminës D përfshijnë lodhjen, dhimbjen e kockave dhe dobësinë e muskujve.
Në disa pacientë, megjithatë, është gjetur një lidhje midis ndjenjës së reduktuar të nuhatjes dhe niveleve të ulëta të vitaminës D. Aroma dhe shija dëmtohen në mënyrë progresive me kalimin e moshës.
Një studim i botuar në revistën Nutrients, kishte për qëllim të shqyrtonte lidhjen midis mungesës së vitaminës D dhe dëmtimit të nuhatjes dhe shijes te të rriturit.
Studiuesit përdorën të dhëna nga Anketa Kombëtare e Shëndetit dhe Ushqimit në SHBA.
Krahasuar me pjesëmarrësit që kanë mjaftueshëm vitaminë D, ata me mungesë kanë 39% më shumë gjasa të raportojnë dëmtim të nuhatjes dhe shijes.
Vetëm pjesëmarrësit e moshës 70-80 vjeç me mungesë të vitaminës D kishin më shumë gjasa të raportonin këtë dëm, madje deri në 96% të tyre”, theksuan studiuesit.
– Vitamina D mund të luajë një rol të rëndësishëm në dëmtimin e aromës dhe shijes së njerëzve mbi 40 vjeç, si dhe më të moshuarve, mbi 80 vjeç”, pohojnë studiuesit.
Si të merrni vitaminë D?
Dihet përgjithësisht që këtë lëndë ushqyese e prodhon dielli, por si t’ia sigurojmë organizmit në vjeshtë dhe dimër, kur nuk ka diell? Cilat ushqime janë të pasura me këtë lëndë ushqyese thelbësore?
Kjo vitaminë mund të merret përmes peshqve yndyrorë, si salmoni dhe toni. Mëlçia, të verdhat e vezëve dhe djathi e kanë në sasi shumë të vogla. Trupi duhet të furnizohet përmes sintezës nga rrezet e diellit, përmes lëkurës. /Telegrafi