Mungesa e seksit shkakton shumë dëme te gratë

Mungesa e seksit shkakton shumë dëme te gratë

Nëse ndaloni së bëri seks – qoftë si rezultat i ndarjes apo ndonjë shkaktari tjetër – ju mund të përjetoni disa ndryshime në trup.

Të gjithë trupat janë të ndryshëm, njerëzit kanë epshe të ndryshme seksuale dhe çdo njeri ka nevoja të ndryshme.

Pasi ju paralajmëruam për këtë, tani më poshtë i keni disa nga efektet potenciale që i sjell mungesa e seksit, e që fatkeqësisht femrat duket se e pësojnë më shumë.

Ndiheni e mërzitur
Seksi është rreth kontaktit fizik, dhe nëse nuk bëni seks rregullisht, kjo mund t’ju shpie të ndiheni keq.

Kur njerëzit bëjnë seks, zakonisht kanë kontakt lëkurë me lëkurë, dhe ky lloj i kontaktit është mënyra primare se si ne si njerëz qetësohemi dhe ngushëllohemi.

Lidhja seksuale u jep partnerëve shumë kontakt të tillë, dhe mund të ndihmojë në rregullimin e disponimit të njëri-tjetrit.

Muri vagjinal i femrës mund të dobësohet
Kryesisht aplikohet te femrat që kalojnë fazën e menopauzës, zvogëlimi i sasisë së seksit mund të jetë shkaktar që muret e vagjinës të hollohen, gjë e cila shpie në dhimbje gjatë seksit.

Më pak lubrifikim aty poshtë…
Një zvogëlim i niveleve të estrogjenit mund të shpie që vagjina juaj të ketë vështirësi ta lubrifikojë veten siç duhet.

Dhimbjet menstruale
Seksi gjatë menstruacioneve i zvogëlon dhimbjet menstruale. Mungesa e seksit nënkupton se do të keni më shumë dhimbje gjatë menstruacioneve.

Më shumë stres
Stresi, ndër tjerash, i zvogëlon edhe nivelet e stresit. Nëse veç e keni përdorur seksin si mënyrë për ta larguar seksin, atëherë ndalimi i papritur i seksit mund t’ju bëjë më të stresuar.

Shpërndaje në: