Mungesa e magnezit, shtatë shenjat që ndikojnë në kapsllëk dhe tension të lartë

Magnezi përfshihet në 300 procese metabolike në trupin tonë, por si ta dimë nëse kemi mungesë?
Metabolizmi i energjisë, ADN, sinteza e proteinave dhe detoksifikimi, të gjitha këto varen nga magnezi.
Një i rritur ka nevojë për 270mg-400mg magnez në ditë, varësisht nga pesha e trupit.
Mjekët thonë se shenjat e mungesës së magnezit janë kapsllëku, dhimbjet e muskujve, lodhja e pashpjeguar, mbipesha, nivelet jo të rregullta të sheqerit në gjak, tensioni i lartë, ankthi.
Ata rekomandojnë marrjen e magnezit përmes hapave në regjimin tuaj të ushqimit.
Magnezi është një mineral natyral që është i nevojshëm për trupin tuaj, pasi ka benificione të mëdha, përfshirë edhe një gjumë të mirë, rregullim të presionit të gjakut.