Mungesa e hekurit në gjak rrezikon shtatëzaninë
Rreth 35% të grave shtatzëna mund të jenë në rrezik nga ndërlikimet e shtatzënisë, të tilla si lindja e parakohshme ose aborti. Ky është përfundimi i një studimi të ri të botuar në Gazetën Europiane të Endokrinologjisë.
Hulumtuesit gjetën se rreth 10 % e grave shtatzëna me mungesë të hekurit kanë probleme me tiroiden. Mungesa e hekurit është një formë e zakonshme e anemisë. Hekuri është i pranishëm në një numër ushqimesh si mishi, fasulet, arrat dhe frutat e thata.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), më shumë se 30 % e popullsisë globale janë anemikë, me shumicën e rasteve që i atribuohen mungesës së hekurit.
Për të rriturit e moshës 19-50 vjeç, Institutet Kombëtare të Shëndetit (NIH) rekomandojnë marrjen e përditshme të hekurit prej 8 miligramësh për meshkujt dhe 18 miligramë për femra, duke u rritur deri në 27 miligramë gjatë shtatzënisë. Si rezultat i mungesës së hekurit, trupi prodhon nivele të pamjaftueshme të hemoglobinës – një proteinë në qelizat e kuqe të gjakut që transporton oksigjen nga mushkëritë në indet e trupit.
Kjo mund të çojë në lodhje dhe mungesë energjie, gulçim, dhimbje në gjoks, dhe një pamje të zbehtë.
Sipas autorit kryesor Kris Poppe mungesa e hekurit mund të jetë veçanërisht e dëmshme për nënat shtatzëna dhe fëmijët e tyre. Gratë kanë nevojë për më shumë hekur gjatë shtatzënisë për të rritur fetusin dhe placentën.
Hekuri gjithashtu ndihmon në funksionimin e një proteine të quajtur peroksidazë tiroide (TPO), e cila është vendimtare për prodhimin e hormoneve tiroide. Gratë shtatzëna duhet të prodhojnë hormone tiroide të mjaftueshme në mënyrë që truri i tyre të zhvillohet plotësisht. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në tremujorin e parë të shtatzënisë, kur fetusi ende nuk ka zhvilluar gjëndrën e tiroides.
Për studimin e tyre, Dr Poppe dhe kolegët vendosën të hetojnë shkallën e mungesës së hekurit gjatë shtatzënisë dhe se si kjo mund të lidhet me zhvillimin e problemeve të tiroides. Për të arritur rezultatet e tyre, studiuesit monitoruan 1,900 gra gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë.
Studiuesit zbuluan se 35 % e nënave që ishin shtatzënë kishin mungesë hekuri./periskopi.com