Mungesa e gjumit ndikon në oreksin tuaj

Mungesa e gjumit ndikon në oreksin tuaj

Thonë që kush ngopet me gjumë, nuk ka nevojë për ushqim. Në fakt është tërësisht e vërtetë dhe tashmë është provuar shkencërisht. Sa më pak gjumë të bëni aq më shumë rritet oreksi juaj.

Sipas analizës së bërë në disa persona lodhja rrit stresin dhe çliron hormonet e oreksit. Kjo shkakton një uri të përhershme duke çuar në obezitet dhe rritje të sheqerit në gjak dhe rrjedhimisht mundësisë së prekjes nga diabeti Tip 2.

Prandaj, ekspertët mjekësorë sugjerojnë që personat e rritur të bëjnë së paku 8 orë e gjysmë gjumë, në mënyrë që organizmi i tyre të funksionojë siç duhet dhe mos të keni probleme shëndetësore.

 

Shpërndaje në: