Mungesa e ereksionit tek meshkujt lidhet me probleme të zemrës

Mungesa e ereksionit tek meshkujt lidhet me probleme të zemrës

Disfunksioni erektil (DE) është paaftësia e përsëritur ose e vazhdueshme për të arritur apo mbajtur një ereksion ose një performancë të kënaqshme seksuale. Kjo ndodh te pothuajse 30 milionë meshkuj në Shtetet e Bashkuara dhe përafërsisht 100 milionë meshkuj në mbarë botën.

Kjo mund të ndodhë për shkak të dietës, që ndikon në bllokimin e arterieve. Disfunksioni erektil dhe vrasësi ynë numër një, sëmundjet koronare arteriale, janë në fakt dy manifestime të së njëjtës sëmundje: arteriet me inflamacion, të bllokuara dhe të gjymtuara, pavarësisht se cilat organe prekin.

Arterioskleroza konsiderohet si një çrregullim sistematik, i cili prek të gjitha enët kryesore të gjakut në trup. Ngurtësimi i arterieve mund të çojë në zbutjen e penisit, duke qenë se arteriet e ngurtësuara nuk mund të shtendosen dhe ta lënë gjakun të qarkullojë. Prandaj, disfunksioni erektil mund të jetë vetëm maja e ajsbergut, për sa i përket çrregullimit sistematik të arterieve. Dy të tretat e meshkujve që paraqiten në urgjencë me dhimbje në kraharor, për vite me radhë kanë marrë sinjale paralajmëruese nga penisët e tyre se diçka nuk shkon si duhet me qarkullimin e gjakut.

Por pse arterioskleroza tenton të prekë fillimisht penisin? Arteriet në penis janë sa gjysma e madhësisë së arteries koronare në zemër. Prandaj, sasia e pllakës të cilën ju në zemër as që do ta ndienit, e bllokon plotësisht arterien penile, duke shkaktuar kufizim simptomatik në qarkullimin e gjakut. Kjo është arsyeja pse disfunksioni erektil quhet “angina penile.” Në fakt, duke matur me ultratinguj qarkullimin e gjakut në penisin e një mashkulli, mjekët mund të parashikojnë me 80 për qind rezultatet e stresit kardiak të tij. Funksioni seksual mashkullor është si një test stresi penil, një “dritare” drejt zemrës së tyre.

Në Fakultetin e Mjekësisë, kemi mësuar rregullin dyzet-mbi-dyzet: 40 për qind e burrave mbi moshën dyzetvjeçare përjetojnë disfunksion erektil. Burrat me probleme ereksioni në të dyzetat, rrezikohen pesëdhjetëfish më shumë nga problemet kardiake (si vdekja e menjëhershme).

Dikur, disfunksionin erektil te meshkujt më të rinj në moshë (ata nën moshën dyzetvjeçare) e mendonim si “psikogjenik”, që do të thotë se gjithçka ndodhte në mendjen e tyre. Por tani e kuptojmë se ky disfunksion është një shenjë e hershme e sëmundjeve vaskulare. Disa ekspertë besojnë se një mashkull me disfunksion erektil, edhe nëse nuk ka simptoma kardiake, duhet të konsiderohet si pacient kardiak… derisa të vërtetohet e kundërta.

Arsyeja pse meshkujt e rinj në moshë duhet të kujdesen për nivelin e kolesterolit, është se ai parashikon disfunksionin erektil gjatë jetës në vazhdim, i cili nga ana e tij, parashikon ataket kardiake, hemorragjitë cerebrale dhe një jetëgjatësi më të shkurtër. Sikurse e ka cituar edhe një revistë mjekësore, mesazhi që duhet të marrësh nga e gjitha kjo është: “disfunksion erektil = vdekje e parakohshme.”

Shpërndaje në: