Mungesa e energjisë elektrike, ankohet Koci: 12 orë pa rrymë

Mungesa e energjisë elektrike, ankohet Koci: 12 orë pa rrymë

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci, ka reaguar pasi Kosova po ballafaqohet me mungesë të energjisë elektrike.

Koci ka bërë të ditur se nuk ka pasur energji elektrike për 12 orë dhe se me këtë situatë është përballur tash e dy ditë.

“12 orë pa rrymë! Ndërkohë, energjia elektrike ka ardhur vetëm dy herë nga 10 minuta secila! E njëjta situatë ndodhi edhe mbrëmë! Kjo është gjendja ku jetojmë sot, ndërsa ata që duhet të zgjidhin këtë problem tregojnë vetëm paaftësi dhe papërgjegjësi”, thuhet në postimin e Kocit në Facebook.

Kosova është duke u përballur me reduktime të energjisë elektrike, për të cilat KEDS-i ka thënë se mund të zgjasin edhe për disa ditë.

Ndërkohë, Ministria e Ekonomisë përmes një komunikatë të lëshuar para disa minutave ka bërë thirrje për ulje të konsumit të energjisë elektrike, pasi që sipas tyre nuk ka mungesë të energjisë elektrike por thjeshtë mbingarkesë në konsumin e saj.

Shpërndaje në: