Mungesa e bikarbonatit në organizëm, mund të ndikojë në vdekje të hershme

Mungesa e bikarbonatit në organizëm, mund të ndikojë në vdekje të hershme

Shumica nga ne, mendojmë se soda e bikarbonatit nevojitet për t’i bërë ëmbëlsirat dhe biskotat më të mira. Mirëpo, hulumtimet tregojnë se soda, edhe mund të shpëtojë jetë.

Të moshuarit që kanë nivel të ulët të bikarbonatit – që zakonisht merret me sodën e bukës – kanë shanse 24 për qind më të mëdha, për të pësuar vdekje të hershme.

Gjetjet sugjerojnë, se përmbajtja e bikarbonatit, ndikon në zgjatjen e jetës, transmeton Telegrafi.

Këtë konstatim e kanë nxjerrë studiues të Universitetit Utah, të cilët kanë gjetur se personat e moshuar, që kanë nivel të lart të bikarbonatit, kanë mundësi të jetojnë më gjatë.

Veshkat dhe mushkëritë, punojnë së bashku në nivele të ndryshme të bikarbonatit – si bazë dhe dyoksidin e karbonit në gjak.

Kjo ndihmon që pH-ja e trupit të jetë në nivel të dukur, duke lënë qelizat dhe organet të punojnë si duhet. /Telegrafi/

Shpërndaje në: