Mungesa dhe problemet e gjumit mund të shkaktojnë këto sëmundje

Cilësia e keqe e gjumit konsiderohet si faktor edhe më përcaktues në rritjen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare nëse shoqërohet me pirjen e duhanit, mungesën e aktivitetit fizik dhe një diete të varfër. Mungesa kronike e gjumit rrit nivelet e hormoneve të stresit që kontribuojnë për sulm në zemër, goditje dhe presion të lartë të gjakut.
Këshilla për një gjumë sa më të rehatshëm:
Shkoni të flini në të njëjtën kohë çdo natë, mundësisht rreth orës 22:00.
Fikini dritat, sepse errësira sinjalizon trupin për prodhimin e hormonit melatoninë, hormon që ndikon në një gjumë sa më të mirë.
Mos hani ushqim 2 orë para se të flini.
Pini çaj kamomili 1 orë para se të flini, sepse do t’ju qetësojë. /shendeti/