A mund të zbulohet kanceri përmes lotëve?
Femrat shohin dramën Brooklyn dhe dhurojnë lotët e tyre për studiuesit të cilët janë duke punuar mbi një pajisje të re të zbulimit të kancerit. Hulumtuesit shkencorë amerikanë nga kompania “Ascendant Diagnostics” besojnë se lotët ndihmojnë në zbulimin e kancerit të gjirit me 90% saktësi.
“Zbulimi i kancerit të gjirit gjendet në një grup proteinash në lotin e femrës, që quhen Melody. Ky grup proteinash dallon femrat që kanë kancer gjiri nga ato që nuk e kanë me një ndjeshmëri 88 % dhe saktësim 86%”, shpjegon kompania. Por para se të kërkojnë miratimin e rregullatorit, studiuesit duhet të testojnë pajisjen dhe kërkojnë më shumë lot.
Për këtë, 400 femra vullnetare kanë parë në ekranin e madh filmin e trishtë Brooklyn për të dhënë lotët e tyre. Kompania shpreson të krijojë një pajisje që mund të diagnostikojë më lehtë dhe më herët kancerin e gjirit. Teksa mamografia është mënyra më e mirë sot për sot për të zbuluar kancerin, kompania thotë se janë 13 për qind efektive për gratë me shumë inde të dendura.
Teknologjia e re nuk e ka këtë problem, prandaj shkencëtarët po planifikojnë ta përdorin atë së bashku me teknika të tjera.
Kjo teknologji mund të konsiderohet si një arritje e madhe e shkencës, edhe pse do të duhen pak vite që ajo të zhvillohet.