Mund të vdiste shkaku i tatuazhit të vetullave
Pjesa më e madhe e femrave preferojnë ta praktikojnë këtë metodë duke i konsideruar vetullat si një pjesë e rëndësishme e bukurisë fizike.
Por një nënë e tre fëmijëve që tentoi të bënte vetullat tatuazh ra pre e një infeksioni të rëndë që mund ti kushtonte edhe jetën.
Bëhet fjalë për Amanda Coast, e cila postoi online fotografi të fytyrës së saj për të treguar infeksionin e shkaktuar te vetullat dhe lëkura përreth tyre ra e tëra.
“Daily Mail” shkruan se Coast nga Melburni kishte shkuar në një klinikë për t’i bërë vetullat tatuazh, në mënyrë që ato të dukeshin më të trasha.
Me anë të një statusi në “Facebook”, Amanda ka sqaruar se estetistja që i bëri trajtimin, ishte duke punuar me një klient tjetër në të njëjtën kohë.
“Ajo ishte shumë e nxituar. Shkonte sa jashtë brenda për të takuar klientët gjatë procedurës. Gjithashtu po bënte edhe një tatuazh tjetër në të njëjtën kohë. Estetistja nuk vendoste doreza në çdo kohë, duke bërë që puna të mos ishte sterile”, shkruan nëna e divorcuar.
AmandaCoast tha se kur u zgjua kishte dhimbje dhe pa që lëkura rreth vetullave kishte nisur të binte.