A mund të konsumohen bashkë paracetamoli dhe ibuprofeni

A mund të konsumohen bashkë paracetamoli dhe ibuprofeni

Edhe pse të dyjat  kanë veti të ngjashme, disa ndryshime mund të gjenden dhe këto duhet të jetë i njohur për një konsum adekuat.

“Nëse jeni 16 vjeç e lartë mund të përdorni paracetamol dhe ibuprofen bashkë për të reduktuar dhimbjen dhe ethet. Nuk ka ndërveprime dëmtuese mes paracetamolit dhe ibuprofenit tek njerëzit mbi 16 vjeç”.

Të rriturit mund të marrin një paracetamol 500 mg çdo 4-6 orë, por nuk mund të marrin më shumë se 4 gram, pra 8 copë në hapësirën kohore brenda 24 orëve.

Të rriturit gjithashtu mund të marrin një apo dy kokra ibuprofen 200 mg çdo 4-6 orë, por nuk duhet të marrin më shumë se 1200 mg, ose 6 kokrra në hapësirën e 24 orëve, shkruan NHS Choices, përcjellë gazetametro.net.

Ibuprofeni është mirë të merret me ushqim ose me stomakun plot. Megjithatë ilaçet mund të kenë efekte anësore si të vjella, kapsllëk apo edhe mostretje.

Megjithatë ekspertët thonë se këshilla për fëmijët është e ndryshme. Nëse fëmija ka ethe dhe është me tension të lartë mund të trajtohet vetëm me paracetamol ose ibuprofen, por nuk duhet t’i marrin të dyja ilaçet në të njëjtën kohë.

Shpërndaje në: