Mund të keni erë të pakëndshme goje dhe të mos e dini: Si ta kuptoni me ca mënyra të thjeshta!

Mund të keni erë të pakëndshme goje dhe të mos e dini: Si ta kuptoni me ca mënyra të thjeshta!

Mund të na ndodhë të kemi një erë të pakëndshme goje, por të mos e kuptojmë për shumë arsye.

Arsyeja kryesore për aromën e pakëndshme? Mungesa e higjienës, mos ndërrimi i furçës së dhëmbëve për një kohë të gjatë apo një dhëmb/dhëmballë e prishur.

Ndërsa, në rastin më të keq, arsyeja është “halitosis”,  termi që përdoret kur era e pakëndshme e gojës është kronike dhe ju duhet t’i drejtoheni menjëherë dentistit.

Tani, njihuni me ca mënyra të thjeshta për të zbuluar nëse keni një erë të pakëndshme goje:

1 – Lëpini pjesën e brendshme të kyçit të dorës, prisni për 5-10 sekonda dhe merrini erë.

2 – Vendoseni majën e gishtit në fillim të gjuhës dhe më pas merrini erë gishtit.

3 – Merrni frymë në një gotë qelqi.

4 – Përdorni fill dentar dhe pasi të keni mbaruar shihni nëse filli mban erë të pakëndshme. Mos harroni ta përdorni fillin dentar për të pastruar ushqimet mes dhëmbëve rregullisht, sepse kështu, evitoni dhe aromën e pakëndshme.

5 – Bëni një konsultë te dentist. Ai mund t’ju bëjë një test ose t’ju thotë direkt arsyen pas erës së pakëndshme.

 

Shpërndaje në: