“Mund ta konfirmoj se do të jem trajner i Liverpoolit” – Arne Slot jep lajmin e madh në konferencë për shtyp
Arne Slot do të jetë trajneri i ri i Liverpoolit, pasi edhe vet trajneri holandez deri tani i Feyenoordit, në konferencën për shtyp deklaroi lajmin e madh për karrierën e tij.
Fillimisht Feyenoord njoftoi largimin e tij, duke shkruar se i erdhi fundi një epoke.
“Mund ta konfirmoj se do të jem trajner i Liverpoolit në sezonin e ardhshëm”, ishin fjalët e Slot në konferencën për shtyp.
Holandezi do të nisë kështu aventurën më të madhe të karrierës së tij teksa do të zëvendësojë Jurgen Kloppin, i cili bëri histori me klubin anglez.
Gjermani, qëndroi në Anfield për nëntë vite, por në fundin e këtij sezoni do ta mbyllë aventurën, ndërsa ai ishte shprehur se nëse do ta pasonte një trajner si Slot atëherë do të ndjehej i lumtur.
45-vjeçari holandez ishte pranë kalimit në Ligën Premier edhe sezonin e shkuar kur pati ofertë nga Tottenham./Telegrafi/
🔴🔐 Arne Slot: “I can confirm that I will be new Liverpool manager next season”.
Slot signed his #LFC contract today. pic.twitter.com/F2e7n60pKy
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 17, 2024