Multivitaminat te shtatzënat nuk janë të nevojshme

Multivitaminat te shtatzënat nuk janë të nevojshme

Multivitaminat gjatë shtatzënisë janë humbje e parave, pasi shumica e nënave nuk kanë nevojë për to, thonë hulumtuesit.

Në revistën shkencore Buletini i Barnave dhe Terapisë, hulumtuesit kanë thënë se kanë studiuar të gjitha provat dhe se kanë konstatuar se shtojcat nuk e rrisin shëndetin e nënave dhe foshjave.

Por, sipas tyre, gratë shtatzëna duhet të marrin acid folik dhe vitaminë D.

Konsumimi i 400 mikrogramëve acid folik në ditë mbron kundër anomalive te fëmijët, ndërsa vitamina D – 10 mikrogramë në ditë – rekomandohet për eshtra të shëndosha të nënës dhe fëmijës.

“Të vetmet shtesa që rekomandohen për të gjitha gratë gjatë shtatzënisë janë acidi folik dhe vitamina D, të cilat janë në dispozicion me kosto relativisht të ulët”, kanë thënë hulumtuesit.

“Nuk ka nevojë që gratë shtatzëna të hanë për dy. Ky është një mit. E gjitha çfarë kërkohet është sasi normale e balancuar e ushqimit”, ka thënë Janet Fyle, nga Kolegji Mbretëror i Mamive në Britaninë e Madhe.

 

Shpërndaje në: