Muller pas huqjes që i kushtoi me eleminim Gjermanisë: Nuk fjeta fare, deri në vdekje do të më shoqërojë

Muller pas huqjes që i kushtoi me eleminim Gjermanisë: Nuk fjeta fare, deri në vdekje do të më shoqërojë

Sulmuesi gjerman, Thomas Muller ka reaguar pasi humbi rastin ideal për të shënuar në ndeshjen ndaj Anglisë në kuadër të fazës së 1/8-tës të finales së Euro 2020.

Muller doli i vetëm me portierin dhe dështoi, ndërsa tashmë ka kërkuar falje dhe ka reaguar për gjithë rastin në rrjetet sociale.

“Ai moment, që do ta kujtoj deri në fund të jetës, më bëri të mos fle sonte. Një moment për të cilin punon, stërvitesh dhe jeton si futbollist. Ai moment kur ke në këmbë rikthimin e skuadrës tënde në lojë në një ndeshje nokauti. Ju keni shansin të kaloni një komb të tërë në ekstazë. Të kesh këtë mundësi të tillë dhe më pas ta lësh të të ikë nga dora…”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Thomas Müller (@esmuellert)

“Kjo gjë do të më lëndojë deri në vdekje. Më dhemb për të gjithë Gjermaninë, për shokët e mi të skuadrës dhe trajnerin tonë, i cili më dha besimin për të qenë aty në atë moment”.

“Por, mbi të gjitha më dhemb për të gjithë tifozët e Gjermanisë që kanë qëndruar pranë nesh dhe na kanë mbështetur gjatë këtij Kampionati Evropian. Faleminderit për mbështetjen tuaj!”, ka shkruar Muller në profilin e tij në Instagram.

Shpërndaje në: