Muja nuk tregoi sa iu kushtoi Qeverisë rryma në veri , Bajrami i publikon të dhënat marramendëse
Hykmete Bajrami në Kuvendin e Kosovës i ka shpalsour numrat se sa ju ka kushtuar kësaj Qeverie rryma në veri. Temë kjo, ku deputeti Armend Muja ditë më parë në një emission televiziv, hezitoi të i përmende shumën e shpenzimeve të energjisë elektrike në atë pjesë. Madje, i njëjti edhe akuzonte gazetarin për spekulim.
Bajrami ka treguar të dhënat e pasqyrave financiare të KOST’it për shpenzimet në veri.
“Pyeteni Armend Mujën për shpënzimet e energjisë elektrike në veri, nuk tregon… A e dini cilat janë shpenzimet e energjisë elektrike në veri për mandatin e kësaj Qeverie.
Në 2019, humbja e energjisë elektrike ka qenë 4.5 milionë, në 2020 – 8.7 milionë, në 2021 – 52.6 milionë, 2022 – 78 milionë, 2023 – 35.7 milionë. KOST’i po vazhdon me I pagu humbjet. Këta neve na shesin patriotizëm, na thonë që “janë t’u pagu”. As 10 % e energjisë elektrike që është t’u shpenzu, nuk është t’’u pagu. Mjaft me propagandë, këto janë të dhëna të pasqyrave financiare të KOST që Armend Muja i ka dhe hezitojke me iu përgjigj gazetarit Leart Hoxha. Kështu që, ja ku jemi këtu me fakte e me referenca”, deklaroi deputetja Bajrami. /Periskopi/
Muja s’ din se sa ju ka kushtuar rryma në veri, akuzon gazetarin për spekulim