Muhaxheri: Kam kandidu për me rritë votën e partisë, nuk shkoj deputet

Muhaxheri: Kam kandidu për me rritë votën e partisë, nuk shkoj deputet

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka siguruar mandatin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, por ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e Kuvendit.

Ai tha se ka kandiduar vetëm për ta rritur votën e partisë.

“Kam kandidu për me rritë votën e partisë dhe nuk shkoj deputet”, tha Muhaxheri për ATV.

Ndryshe nga Muhaxheri, kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti nuk ka treguar se si do të veprojë me mandatin e deputetit që ka fituar.

Ndërsa, kryetari i Vitisë Sokol Haliti tha se “së pari duhet parë listën e certifikuar nga KQZ”.

Video:

Shpërndaje në: