Muhaxheri ironizon me Kurtin: Investimet e huaja na kanë dalë prej kontrollit

Muhaxheri ironizon me Kurtin: Investimet e huaja na kanë dalë prej kontrollit

Eksperti i ekonomisë Arton Muhaxheri, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti, duke cituar një raport ”ndërkombëtar” tha se “Kosova renditet e dyta në Evropë për zhvillim dhe e pesta në të gjithë botën”.

Përmes një statusi në Facebook, Muhaxheri ka ironizuar duke thënë se “Investimet e huaja na kanë dal nga kontrolli”.

“Investimet e huja na kanë dal prej kontrollit, aq shumë ka shtete të BE-së të interesume me investu në Kosovë sa që është e pamundur që qeveria me vendos rend në këtë drejtim”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në: