Muharremi: Rënia e investimeve kapitale ka ndëshkuar sektorin privat dhe bizneset

Muharremi: Rënia e investimeve kapitale ka ndëshkuar sektorin privat dhe bizneset

Njohësi i çështjeve të ekonomisë Shenoll Muharremi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për rënia të investimeve kapitale në këtë mandat.

Ai ka treguar se gjatë periudhës 2020-2023 ka një rënie të këtyre investimeve për 11.2%.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se rënia e investimeve të tilla ka ndëshkuar sektorin privat dhe bizneset të cilat kanë

“Gjetjet janë që nga viti 2019 në 2020 kemi një rënie prej -55% të investimeve kapitale. Në njërën anën është rritur buxheti (nga 2.1 miliardë në 2.3 miliardë euro) e në anën tjetër janë ulur investimet nga 378 milionë euro në 227 milionë euro. Në përgjithësi, gjatë viteve 2015-2019 mestarja e investimeve kapitale ka qenë 19.2% ndërsa në periudhën 2020-2023 investimet kanë rënë në një mesatare 11.2% të buxhetit në dispozicion. Rënia e investimeve jo vetëm që ka lënë Kosovën pa projekte madhore vitet e fundit, por gjithashtu ka ndëshkuar sektorin privat dhe bizneset të cilat kanë pasur më pak punë dhe janë përballur me presion të likuiditetit. Për fat të keq, një pjesë e konsiderueshme e këtyre mjeteve që janë largu nga investimet kanë shkuar në ndihma sociale. E ndihmat e kanë rritur konzumin dhe importin, rrjedhimisht e kanë rritur deficitin tregtar në mallra në rreth 5 miliardë euro në vit apo 50% të GDP së Kosovës. Për më shumë, grafikoni ilustron më shumë rreth detajeve”, ka shkruar Muharremi.

Shpërndaje në: