Muharremi për Gërvallën: Është basti më i rrezikshëm i Albin Kurtit, me bilanc negativ edhe në vota
Donika Gërvalla “është basti më i rrezikshëm i Albin Kurti”, parashikon opinionisti Shenoll Muharremi – duke lexuar kontraversitetin e saj publik, e në veçanti pas indinjatës së thellë publike që ajo e para shkaktoi kohëve të fundit.
Muharremi parasheh që ajo do të ketë edhe “bilanc negativ” në rrafshin elektoral për Vetëvendosjen – derisa ndau edhe përshtypje votuesish.
“Dje një person më tha ‘edhe me pas me votu Albini, faji Donikës nuk e votoj’”, shkroi Muharremi.
Postimi i plotë:
Donika është basti më i rrezikshëm i Albin Kurtit në këto zgjedhje. Kalkulimi i tij me Gërvallën është me tentu me mirëmbajtë dhe kontrollu humbjet nga acarimi me Vjosa Osmanin. Target: votat e LDK-së që i ka fitu 2021. Pak edhe target femrat.
Vota e LDK-së që e ka pas LVV me 2021 ka shku për ‘lesh’ tashmë. Donika, edhe pse mundet me qenë person i mirë, në qeveri dhe në diplomacia ka qenë skandaloze.
Asnjë njohje e pa konsolidim. Izolim. Asnjëherë nuk kam pa një menaxhim të tillë të resorit as në Kosovë as askund në botë. Impotencë maksimale në qeverisje. Plus tash po përdorë gjuhë ofenduese. Dje një person më tha ‘edhe me pas me votu Albini, faji Donikës nuk e votoj’.
Basti i LVV-së ne Donikën dhe Guxo ka me rezultu në bilanc negativ për ta sipas të gjitha gjasave.