Muharremi: Janë numëruar vetëm 5.1% e votave të diasporës

Muharremi: Janë numëruar vetëm 5.1% e votave të diasporës

Analisti Shenoll Muharremi ka bërë me dije se deri me tani janë numëruar vetëm 5.1%(4,036 vota) të votave të atyre që kanë votuar më 8 shkurt në ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës.

Ai ka sqaruar se gjithsej janë 79 mijë e 19 vota nga diaspora, kurse vetëm 15 mijë e 352 vota janë prej atyre që kanë votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

“Ka pak pakjartësi në raportim, disa media kanë raportuar se janë numëruar 44% e votave nga diaspora. Në fakt, deri tani kemi 5.1% të votave që janë numëruar dhe 94.9% që duhet me u numëruar ende. Këto aktualisht janë 26% e votave nga përfaqësitë diplomatike, pra 4,036 nga 15,352. Gjithsejt i kemi 79,019 vota. Prej tyre 63,667 janë vota me postë, jashtë sistemit të ambasadave. Janë numëruar: 4,036 vota. Gjithsejt vota: 79,019. Votat me postë: 63,667. Përfaqësitë diplomatike: 15,352”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

 

Shpërndaje në: