Muharremi analizon rezultatet aktuale nga votat e diasporës: PDK rrezikon të humbë një mandat

Muharremi analizon rezultatet aktuale nga votat e diasporës: PDK rrezikon të humbë një mandat

Në bazë të të dhënave aktuale mbi numërimin e votave të diasporës, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) qëndron në rreth 65% të votave, ndërsa LDK-ja te votat me postë ka performancë më të mirë sesa në votat e hedhura në Kosovë.

Të dhëna janë bërë publike nga statistikani Shenoll Muahremi, i cili ka analizuar trendin e votave të deritanishme.

 

Sipas këtyre rezultateve, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 17.73% të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mbetet pas me vetëm 7.77%.

 

Nëse ky trend vazhdon, sipas Muharremit, PDK rrezikon të humbasë një mandat, duke zbritur në 23 mandate, ndërsa LVV mund të arrijë deri në 49 mandate në Kuvend.

 

Postimi i plotë: 

Me vlera aktuale, 32% të votave të diaposës që i kemi në dispozicion aktualisht: LVV i ka pak mbi 65% (65.88%), LDK 17.73% dhe PDK 7.77%.

Me këtë trend PDK rrezikon me humbë një mandat, me kalu në 23 mandate. E LVV me shku në 49 mandate. LDK edhe pse po ka rezultate solide, ende nuk ka ndonjë ndikim ndryshim në mandate.

Mos të harrojmë që ende është herët dhe duhet me pritë ende rezultate dhe numërime. Gjendja ka me ndryshe ende ditët e ardhshme. Më poshtë është projekcioni me këto vlera aktuale, dmth me këtë model me pa si dalin votat, % dhe mandatet kur përfshihen votat e diasporës.

 

 

Shpërndaje në: