Muharrem Sahiti tregon se sa tifozë do të pranohen në ndeshjet e shtatorit në ‘Fadil Vokrri’

Muharrem Sahiti tregon se sa tifozë do të pranohen në ndeshjet e shtatorit në ‘Fadil Vokrri’

Pas konfirmimit të masave të reja anti-Covid nga qeveria e Kosovës, janë shtuar pikëpyetje mbi atë se sa tifozë do të jenë të pranishëm në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjet e shtatorit.

Lidhur me këtë çështje ka folur edhe Muharrem Sahiti, i cili për ‘Gazetaexpres’ ka thënë se gjithçka varet nga shteti.

“Gjithçka është e mundur. Qysh e vendos shteti, ashtu duhet edhe me vepru, pavarësisht që UEFA i ka me 30% të kapacitetit të stadiumit”, ka thënë Sahiti, përcjell Periskopi.

“Gjithçka varet në bashkëpunim me qeverinë, pasi këto termine janë caktuar më herët prej UEFA-s. Presim përgjigje. Duhet të ketë komunimikim me UEFA-n, por edhe me qeverinë. Fillimisht duhet me qeverinë nëse na lejojnë. Ne jemi për t’i respektuar masat. Këtë here na u kanë dashtë më së shumti tifozët edhe jemi gëzuar që po na kthehen. Nuk ka definitive asgjë. Gjithçka do të dihet të hënën”, ishin fjalët e tij.

Kosova do të ketë tri përballje në shtator, me kundërshtarë si Gjeorgjia, Spanja e Greqia. /Periskopi/

Shpërndaje në: