Muaji në të cilin keni lindur tregon se nga çfarë sëmundje mund të vuani

Muaji në të cilin keni lindur tregon se nga çfarë sëmundje mund të vuani

Shkencëtari Nikola Taloneti studion diçka më ndryshe hulumtimet e zakonshme biologjike dhe molekulare rreth shëndetit njerëzor, transmeton Telegrafi.

Taloneti bashkë me ekipin e tij të hulumtuesve nga Qendra Mjekësore e Kolumbisë kanë kryer një studim që ka të bëjë me lidhjen e muajit të lindjes dhe zhvillimin e ndonjë sëmundje të caktuar.

Shkencëtarët thonë se sipas hulumtimit të kryer në 1.7 milionë njerëz, personat e lindur në muajin janar prihen të vuajnë nga hipertensioni, ata në shkurt prihen të vuajnë nga dridhja atriale, e cila është sëmundje që shkakton ritme të parregullta të zemrës.

Veç kësaj, ata gjithashtu kanë zbuluar se personat e lindur në muajin mars prihen të vuajnë nga arteroskleroza, ndërkaq ata në prill nga astma.

Muaji tetor lidhet me sëmundjet mendore, nëntori me infeksione të shpeshta, dhe në fund dhjetori me bronkit. /Telegrafi/

Shpërndaje në: