Mozzik tregon sa para kanë arritur ta mbledhin për t’i dhuruar në Shqipëri
Reperi Mozzik dje ka nisur një iniciativë bamirëse me Arbër Hajdarin e (Fundjavë Ndryshe), duke iu bërë thirrje të gjithë nxënësve e studentëve të Kosovës, që të nisin së bashku një kauzë sensibilizuese për të prekurit nga këto tërmete të fuqishme.
Brenda vetëm një dita me kontributin e të gjithëve kanë arritur që të grumbullohen 1 milion dollarë që do të dhurohen për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, shkruan Indeksonline.
Këtë e ka bërë të ditur vet Mozzik përmes një postimi në Instagram ku edhe ka falënderuar të gjitha ata që e mundësuan dhe kontribuan që kjo shumë të grumbullohej.
Ai tutje u shpreh se është tejet i emocionuar, që ndjen dhimbje dhe trishtim për viktimat, por edhe krenari që shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë.
“Arritëm diçka qe se kemi bërë kurrë së bashku !!!!Arritëm 1 milion dollarë para së bashku ,për tragjedinë e tërmetit në Shqipëri.
O Shqiptarë kurrë më të bashkuar nuk iu pasna pa, lus Zotin të jemi gjithmonë kështu në këtë ritëm !Fshehurazi pom rrjedhin lotët , lot dhimbje për humbjen e viktimave, për trishtimin qe e panë sytë e njerëzve. E ai loti i fundit po më jep shije krenarie e gëzimi, po ma zbërthen fjalën ” Bashkë ia dalim”.Jeta ka sprova të shumta, çdo ditë e kemi sfidë , të qëndrojmë bashkë në diell e në shira!
Zoti është më i madhi , e vetëm te ai ndihmë kërkojmë !
Faleminderit gjithëve. Vazhdojmë tutje”, ka shkruar Mozzik.