Mozzik surprizohet nga Loredana dhe Hana në mes të emisionit
Siç edhe e kemi potencuar disa herë, Mozzik, vazhdon të jetë në fokus të faqeve rozë për jetën e tij personale.
Reperi ferizajas është ndarë thuajse që një vit nga bashkëshortja e tij, Loredana, por dyshja komentohen vazhdimisht nga publiku.
Artisti shqiptar së fundmi ka dhënë një intervistë për emisionin “NIN”, ndërsa ka folur gjerë e gjatë rreth karrierës profesionale e po ashtu edhe rreth asaj që dëshirojnë më shumë fansat – jetës personale.
Mes shumë spekulimeve, ai ka bërë të ditur se nuk do të kthehet më me ish-partneren e tij dhe se çdo gjë mbetet në të kaluarën.
Krahas këtij njoftimi, i njëjti është surprizuar në mes të emisionit nga Lori dhe vajza e tyre, Hana.
Në videon e përgatitur për të, Hana i thotë Mozzikut “Të dua babi”, duke e emocionuar tejet shumë atë.
Ish-çifti i famshëm ruajnë akoma raporte të mira për shkak të vajzës që tanimë është njëvjeçare dhe jeton me të ëmën, reperen Zefi.
Pavarësisht ndarjes, Mozzikut dhe Loredanës i kanë mbetur disa projekte të përbashkëta përfshirë, “Bonnie&Clyde”, “Romeo&Juliet” dhe “Eiskalt”.