Mozzik probleme me shëndetin, përfundon në spital
Reperi i njohur dhe shumë i suksesshëm Mozzik nuk e ka nisur vitin e ri edhe aq mbarë.
Ai mëngjesin e kësaj të shtune e ka filluar nga spital, kështu ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në Instagram.
Reperi nga Ferizaj ka ndarë një fotografi në InstaStory ku ka treguar për ndjekësit e tij se është shtruar në spital për të marrë një serum.
“Urime Vitin e Ri”, ka shkruar reperi.
Ndryshe, “Zemra ime”, mban titullin projekti i tij i fundit i cili numëron mbi 6 milionë shikime në kanalin “Youtube”.