Mozzik në përkrahje të Veselit: Shkofsh e u kthefsh faqebardhë
Reperi Mozzik përkrahë Kadri Veselin pasi ai ka treguar se është ftuar nga Gjykata Speciale
Gjatë ditës së sotme, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se ai është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë dhe se ai do të intervistohet më katër dhjetor të këtij viti.
E ndër reagimet e shumta ishte edhe ai i reperit Mozzik.
Reperi i njohur ka postuar në Instagram fotografi të Veselit, një nga ditët e sotme e një nga koha kur ishte pjesë e UÇK-së.
Mozzik shkruan: “Shko e u kthefsh faqebardhë! UÇK shkruhet, Liri lexohet!”