Mozzik e çel kuletën, i del në ndihmë qytetarëve të prekur nga vërshimet me një shumë të madhe të parave
Momentalisht në Prishtinë po organizohet live një donacion për mbledhjen e fondeve për ndihmë të qytetarëve që u preken nga vërshimet.
Në këtë program që po shfaqet live në shumicën e televizioneve në Kosovë, të pranishëm për të pranuar telefonata dhe donacione janë Leonora Jakupi, Mozzik, Mc Kresha, Lyrical Son, Remzije Osmani, Hekuran Krasniqi, Ana Kabashi, Fatos Kryeziu, Osman Azemi etj.
Në një moment Mozzik ka bërë një gjest shumë human, duke ofruar shumën e madhe prej 20 mijë eurosh për banorët e prekur nga vërshimet.
Mozzik theksoi se kjo shumë shkon nga ai dhe familja e tij në ndihmë të këtyre qytetarëve që sot kanë nevojë.