Moyes mposht edhe Kloppin: West Ham merr tri pikët kundër Liverpool
West Ham nuk është më befasi e fillimit të sezonit.
Skuadra e David Moyes ka marrë një fitore të madhe kundër Liverpoolit të Jurgen Klopp, duke fituar 3:2, shkruan Periskopi.
Londinezët kaluan në epërsi qysh në minutën e 4’, kur një harkim nga këndi e dërgoi në rrjetë vet portieri i Liverpool, Alisson Becker.
‘Reds’ barazuan me një super gol të Alexander Arnold, në minutën e 41’. Anglezi shënoi nga gjuajtja e lirë.
Epërsinë e dytë për West Ham e siguroi Fornals, me golin e minutës së 67’, kurse vetëm pak minuta më vonë, Zouma shënoi për 3:1 (74’), shkruan Periskopi.
Liverpool tentuan edhe një herë rikthimin. Ata shënuan me anë të Divock Origi, në minutën e 83’, por nuk arritën më shumë deri në fund.
West Ham tashmë shkon në 23 pikë për pozitën e tretë, kurse Liverpool mbetet me 22 pikë në pozitën e katërt. /Periskopi/