Mourinho tregon favoritët për ‘Euro 2024’, nuk beson tek Italia e Spallettit
Jose Mourinho, trajneri i ri i Fenerbahces në Turqi, nuk i kursen thumbimet ndaj Romës, ish-skuadrës deri në janar.
Nga Lisbona ku ndoqi miqësoren Portugali-Kroaci (1-2).
“Më mungonte ndjesia e garimit për fitore. Roma luante për të fituar sepse thonin që me Mourinhon luhet për të fituar, por nuk ishte e vërtetë…
Asgjë nuk ndryshoi pas largimit tim. Asgjë nuk ndodhi në kampionat, teksa skuadra doli jashtë skemave në Europë.
Më motivon shumë ideja e luftimit për fitimin e titullit, mundësi që nuk e kisha te Roma. Sikurse te Tottenhami”.