Mourinho thotë se lojtari u la jashtë skuadrës së Anglisë për Euro 2020, pasi refuzoi të gjuante penalltinë

Mourinho thotë se lojtari u la jashtë skuadrës së Anglisë për Euro 2020, pasi refuzoi të gjuante penalltinë

As që mund ta imagjinojmë sa stresuese ka qenë të goditet një penallti për Anglinë në finalen e Euro 2020.

Ajo ecje. Ato pritje. Presioni që të sigurohesh që futbolli të vijë në shtëpi.

Paga multi-milionëshe nuk do të thotë se ti përjashtohesh nga presioni, transmeton Periskopi.

Ata janë njerëz.

Për këtë Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka nuk mund të fajësohen për dështimet nga penalltitë.

Vendimi për ta lënë Sakan të gjuajë i fundit është vënë në pikëpyetje edhe Jose Mourinho, edhe pse ai e pranoi se mund të ketë pasur ikje nga përgjegjësia nga futbollistët seniorë.

”Në vendimin për gjuajtësit e penalltive, mendoj se është e vështirë ta lëmë Sakan si të fundit,” tha Mourinho.

”Mendoj se është e tepërt për një fëmijë të ketë të gjithë mbi supe në këtë moment, por nuk e di, duhet ta pyes Garethin sepse shumë herë ndodhë që lojtarët që duhet të jenë aty, nuk janë aty, ata që duhet të jenë aty, ikin nga përgjegjësia.”

Në fakt, kjo ka ndodhur më herët dhe pikërisht tek Anglia.

”Mos më pyesni mua sepse nuk do t’iu tregoj, por jam 100% i sigurtë se një futbollist që ka mundur të jetë në skuadër por nuk është, një prej arsyeve pse nuk është sepse në gjysmëfinale të Kupës së Botës, ai është dashur të gjuante një penallti por refuzoi.” /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: