Mourinho nis ta mësojë gjuhën gjermane, synon stolin e Byernit
José Mourinho nuk ndalet kurrë. Pas largimit të tij nga Roma, trajneri duket se po përgatit ardhjen e tij të re. Të paktën po përgatitet në rast se do të krijohet mundësia në të ardhmen.
Sipas informacioneve të gazetës gjermane “Bild”, portugezi ka filluar ta mësojë gjermanisht. Që prej largimit nga Italia, vazhdimisht publikohen lajme për të ardhmen e tij. Dhe kjo e fundit tregon mësimin e gjuhës si një opsion për të qenë në gjendje të marr drejtimin e Bayern Munich në të ardhmen.
Përveç uljes në stolin e një tjetër prej të mëdhenjve të Evropës, Mourinho do të kishte një motiv edhe më të madh për të marrë frenat e gjigantit bavarez. Pasi pushtoi Ligën Portugeze (Porto), Ligën Italiane (Inter Milan), Ligën Angleze (Chelsea) dhe Ligën Spanjolle (Real Madrid) , tani trajneri do të donte të plotësonte kuintetin e tij të veçantë duke u përpjekur të fitonte ligën gjermane, përcjellë KosovaPress.
Madje, sipas “Bild”, nuk është hera e parë që klubi gjerman shfaqet në horizontin e portugezit, pasi ai kishte flirtuar tashmë me postin e trajnerit të Bayernit në të kaluarën.
E gjithë kjo lind edhe në një moment delikat për skuadrën gjermane pas disfatës së dhimbshme të pësuar të shtunën ndaj Leverkusenit (3-0), e cila e lë mjaft në pikëpyetje trajnerin Thomas Tuchel .