Mourinho: Komplimente Milanit, nuk flas për asgjë tjetër pasi dënohem
Trajneri i Romës, Jose Mourinho është deklaruar pas humbjes nga Milan.
“Rossonerët” arkëtuan pikët e plota ndaj Milanit duke fituar me rezultat të ngushtë 1 – 2.
Pas ndeshjes, Mourinho i zemëruar nuk pranoi të flet për referimin, derisa i uroi fitoren Milanit.
“Komplimente për Milanin. Nuk dua të them asgjë tjetër, sepse pastaj nuk do jem në stol javën tjetër”.
“Jam i zemëruar për respektin që nuk iu tregua tifozëve të Romës. Nuk luajtëm mirë, por lamë gjithçka në fushë. Ne kemi respektin, të tjerët jo dhe kjo me zemëron. Kjo është e gjitha”, deklaroi ai.
Ndërkohë, për Mourinhon kjo ishte humbja e parë në shtëpi në Seria A, pas plotë 43 ndeshjeve i pamposhtur si vendas në kampionatin italian.