Mourinho i thotë jo Brazilit

Mourinho i thotë jo Brazilit

Thashethemet e kanë lidhur gjithnjë e më shumë Jose Mourinhon me vendin e lirë të punës në Brazil, por trajneri portugez nuk po planifikon të largohet nga Roma.

59 vjeçari thuhet se ka qenë një kandidat i mundshëm për kombëtaren portugeze dhe atë braziliane në javët e fundit, me të dyja kombet që larguan trajnerët e tyre pas Kupës së Botës në Katar.

Mourinho ka qenë me Romën që nga korriku i vitit 2021 dhe i udhëhoqi ata drejt titullit të tyre të parë evropian në Konferencë Ligë sezonin e kaluar.

Siç raporton Gianluca Di Marzio, pavarësisht interesimit nga Brazili, Mourinho nuk dëshiron të largohet nga Roma dhe kështu nuk do ta pranojë ofertën, duke u angazhuar për projektin e tij në kryeqytetin italian.

Një person që u përpoq të bindte trajnerin portugez për idenë ishte ish-ylli i Interit, Ronaldo, por përpjekjet e tij ishin të kota.

Mourinho është kontraktuar me Romën deri në vitin 2024 dhe është i prirur të vazhdojë ndërtimin e projektit me pronarët e familjes Friedkin.

Prania e tij në stol ndihmoi në transferimin e lojtarëve si Paulo Dybala dhe Andrea Belotti.

Shpërndaje në: