Mourinho godet në deklaratën pas humbjes ndaj Lazios, kritikon ashpër gjyqtarët
Jose Mourinho është kthyer për të bërë atë që di më së miri – spektaklin nëpër konferencat para gazetarëve.
‘Special One’ nuk ka mbetur aspak i kënaqur me humbjen që skuadra e tij e pësoi ndaj Lazios, në derbin e kryeqytetit të Italisë.
Portugezi beson se gjyqtarët kanë marrë vendime të gabuara, madje ai drejton gishtin edhe kah VAR-i.
“Futbolli italian dhe VAR nuk përshtaten me njëri-tjetrin për një ndeshje të nivelit të tillë. Në golin e dytë, gjyqtari ishte gabim në fushë, VAR-i ishte gabim. Kjo është e tepërt”, ka thënë Mourinho, transmeton Periskopi.
“Kartoni i dytë i verdhë për Lucas Leiva do të ishte i rëndësishëm. Të luash kundër 10 lojtarëve është me rëndësi. Pastaj dy situata të ngjashme me Pellegrinin ndodhën. Ai mori të kuq dhe sot nuk ndodhi njësoj”, shtoi portugezi.
Kjo ishte humbja e dytë e Romës këtë sezon, pas asaj ndaj Veronas. /Periskopi/