Mourinho flet hapur për Hazardin: Ai është i tmerrshëm në stërvitje, prandaj ka dështuar

Mourinho flet hapur për Hazardin: Ai është i tmerrshëm në stërvitje, prandaj ka dështuar

Jose Mourinho e ka zbuluar “të vërtetën” për Eden Hazardin dhe pse ai nuk ka realizuar pritshmëritë pas nënshkrimit me Real Madridin.

Mourinho a menaxhuar yllin belg te Chelsea the thotë se ai është “stërvitës i tmerrshëm” që nuk ka qasje mjaftueshëm profesionale për të rritur talentet e tij.

Hazardi ishte një prej lojtarëve më të mirë në Premier Ligë gjatë kohës së tij në Chelsea dhe kishte punuar edhe me Mourinhon për dy vjet e gjysmë në Stamford Bridge.

Në 352 ndeshje për Chelsean ai i ka shënuar 110 gola çka i siguroi edhe një transferim marramendës prej 150 milionë eurosh te Real Madridit.

I konsideruar si një zëvendësim direkt për Cristiano Ronaldon, ai ka dështuar komplet duke e pasur të vështirë të mbante formën, fitnesin dhe me lëndimet.

Mourinho u pyet në talkSPORT për ish lojtarin e tij dhe përgjigja nuk mund të isthe më e qartë dhe më e rëndë.

“E vërteta është ajo çka shihni prej tij, ai është lojtar i shkëlqyer por me stërvitje të tmerrshme. Veç mund ta imagjinoni se çka do të bënte ai po të kishte qasje profesionale në trajning. Në fund, ai është djalë shembullor, është djalë i familjes, duket sikur nuk përkon me këtë brez lojtarësh, ai është i qetë dhe i fokusuar te familja, fëmijët e prindërit në nj ëjetë shumë të qetë.”

“Por kur vjen çdo mëngjes në fushë… nuk punon shumë.”

Shpërndaje në: