
Mourinho e do yllin e Chelseat te United
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho është i interesuar të transferojë yllin e Chelseat, Willian.
Braziliani pëlqehet jashtëzakonisht nga ‘special one’, prandaj dërgimi i një ofertë për të në janar ka shumë mundësi të ndodhë.
Megjithatë, vështirë se drejtuesit e klubit nga Stamford Bridge janë të gatshëm të lejojnë largimin e 28-vjeçarit nga skuadra, duke pasë parasysh faktin se ai është një ndër futbollistët kryesor të skuadrës pesë herë kampione të Premier Ligës. /Periskopi.com